Vllaznia ka kaluar në avantazh kundër Kastriotit, pas një goli të shënuar nga Aralica në minutën e 10-të.
Ky është goli i katërt për sulmuesin shtatlartë me fanellën e Vllaznisë, duke u bërë edhe shënuesi më i mirë i skuadrës për momentin.
Ardit Hoxhaj ka realizuar edhe golin e dytë, pas një goditjeje këndi. Vlonjati me kokë e çoi rezultatin në 2-0.
Kjo është ndeshja e parë e javës së 9-të të Abissnet Superiore.