Ditën e sotme, është hedhur shorti i Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë për sezonin e ri 2023-2024. Kështu, skuadrat kanë njohur edhe rivalët që do të kenë për gjatë gjithë sezonit. Superiorja do të nisë në datën 19-gusht, ndërsa Kategoria e Parë do të fillojë në datën 2-shtator. Në javën e parë të kampionatit, Vllaznia do ta luajë ndeshjen e parë të kampionatit në shtëpi, pikërisht ndaj ekipit të Kukësit. Një short mëse i favorshëm, duke parë edhe problemet e shumta që po kalon skuadra kuksiane. Si rrjedhojë, një start me fitore do të ishte diçka shumë pozitive për ekipin e Vllaznisë që do ta ndihmonte më pas për ecurinë e mëtejshme në kampionat.

Ndërkohë në javën e dytë, kuqeblutë do të luajnë në transfertë ndaj Erzenit, ndërsa në javën e tretë presin në shtëpi Partizanin. Javën e katërt, Vllaznia do të udhëtojë në transfertë për tu ndeshur me Laçin, ndërsa javën e pestë luan në “Loro Boriçi” ndaj Teutës. Java e gjashtë do të jetë sërish në shtëpi për ekipin kuqeblu, teksa do të presë Egnatian. Ndërkohë, në javën e shtatë, Vllaznia do të luajë në transfertë ndaj Dinamos.

Java e tetë do të sjellë “Klasiken” e Shqipërisë, Vllaznia-Tirana, e cila do të luhet në “Loro Boriçi”. Ndërkohë, kuqeblutë do ta mbyllin fazën e parë në transfertë ndaj Skënderbeut në Korçë. Një start me fitore do të ishte diçka shumë pozitive për ekipin e Vllaznisë që do ta ndihmonte më pas për ecurinë e mëtejshme në kampionat.

Artikulli paraprakLEZHË, GUSHTI NIS ME TRAFIK TË RËNDUAR
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON 2-0 NDAJ OTRANT