ALBAN HASANI PAS DORËHEQJES SË NIKAJT VENDOSET NË KRYE TË EKIPIT U-19. Drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë janë duke u gjendur përballë një ëvshtirësi ndoshta të papritur për gjetjen e zëvëndës trajnerit të skuadrës.

Siç mësohet nga burime brenda klubit deri tani ndonse janë propozuar disa emra, akoma nuk është arritur në një vendim konkret. Madje ka patur deri aty se disa trajnerë të cilëve u është propozuar një vend i tillë ta refuzojnë dhe të mos e pranojnë. Kjo ka bërë që edhe vetë drejtuesit të mos arrijnë të kuptojnë se çfarë është duke ndodhur teksa e kishin menduar më të lehtë anën teknike të drejtimit të ekipit. Gjithsesi deri tani i vetmi emër i përmendur nga zëdhënësi i ekipit është Amarildo Belisha, ndërsa drejtuesit e mohojnë që ai të jetë në listë. Ndryshe ka ndodhur për ekipet e akademisë. Dy vendet bosh të krijuara nga zhvendosja e Zmijanit tek ekipi i parë dhe dorëheqja e Samuel Nikës. Tek ekipi U-19, drejtuesit kanë vendosur që të drejtohet nga drejtori teknik Alban Hasani. Kurse tek ekipi Vlalznia U-13 është emëruar Gjon Kola. Tashmë pritet vetëm zëvëndës trajneri i ekipit për të mbyllur çështjen e stafit teknik që do të jetë në krye të skuadrës për dy muaj, deri në përfundim të kampionatit.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/zVUAZ6iAvws” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAKUZAT PËR ATENTAT, “RRËFEHET” TOM DOSHI
Artikulli tjetërKUPA E ITALISË, FIORENTINA DREJT FINALES