Ndeshja më emocionuese e kësaj jave është ajo ndërmjet Vllaznisë dhe Kamzës. Shkodranët dhe kamzalinjtë luftojnin për mbijetesë, vendasve i bënte punë vetëm fitorja, ndërsa miqve mund të kënaqeshin dhe me barazim, pasi ruanin distancën prej 2 pikësh.

Ndeshja mbaroi me rezultatin 0-0 dhe ky rezultat i shkon më shumë për shtat skuadrës mike. Dhe përfundimisht takimi mbyllet me porta të paprekura ku ky rezultat u leverdis më shumë kamzalinjve.

Pas përfundimit të kësaj përballjeje dramatike trajneri Ernest Gjoka u shpreh se në këtë ndeshje duhej të shënonin golin por Vllaznia ishte e pafat.

Tashmë Vllaznisë i mbetet të shpresoj në një nga rivalët e tyre të rrëshkasin dhe kuqeblutë të përfitojnë nga kjo.

Trajneri Gjoka më tej vijon se Vllanznia ka treguar edhe më pare se i ka forcat dhe do të luftojë ekipet rivale.

Në ndeshjen e fundjavës ndaj Partizanit duhet të fitojmë patjetër ndryshe prishen shumë ekuilibrat vijoi në deklaratën e tij tekniku i kuqebluve.

Ernest Gjoka e mbyll deklaratën e tij duke mbajtur tërë përgjegjësinë mbi vete sa i përket ecurisë dhe rezultateve të Vllaznisë.

Artikulli paraprakLEZHË, INVESTIM PËR PROFESIONISTËT E RINJ
Artikulli tjetërMBJELLJA E PEMËVE NË ZONËN INDUSTRIALE NË SHKODËR