SHKODRANËT NUK SHKOJNË MË SHUMË SE NJË BARAZIM 1-1. Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Flamurtarin. Shkodranët kanë humbur shansin për tu renditur në vendin e gjashtë ku ndodhen pikërisht vlonjatët. Sfida e luajtur në “Loro Boriçi” është zhvilluar nën nivelin mesatar.

Ka qenë një përballje pa ritëm, kjo ndoshta për shkakun se të dy ekipet nuk kanë pretendime madhore. Të parët që shënojnë janë vlonjatët. Shkodrani Arsid Kruja që luan për Flamurtarin ka ndëshkuar me një gol në minutën e 12-të. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e miqve. Pjesa e dytë nis jo mirë për vlonjatët. Mbrojtësi Telushi ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 57-të. Nuk zgjat shumë dhe vjen barazpesha. Për Vllazninë Gilman Lika përmes një goditje dënimi realizon golin e barazimit. Shkodranët edhe pse në superioritet numerik nuk arrin ta fitojë takimin ndaj Flamurtarit. Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Luan Zmijani tha se skuadra do të vijojë të përmirësohet. Ndeshjen e radhës Vllaznia e luan ndaj Apolonisë në Fier ku sërish bazë e formacionit do të jenë futbollistët e ri me qëllim promovimin e tyre.

Artikulli paraprakKETI BAZHDARI ME OPERATORËT TURISTIK NË SHKODËR
Artikulli tjetërZEF HILA VIJON TAKIMET ME BANORË TË ZONAVE