BAZA MATERIALE, BIE PISTA E ITALISË PASI DREJTUESIT UDHËTOJNË NË GJERMANI. Skuadra e Vllaznisë ka ndërmend të hyjë në merkato verore, ndonse e ardhmja e saj mbetet e paqartë. Kjo pasi akoma nuk dihet se kush do të jetë në krye të Bashkisë së Shkodrës që automatikisht kryetari i Bashkisë është presidenti i ekipit të Vllaznisë. Drejtuesit aktualë, pasi kanë nëshkruar një kontratë me stafin teknik dhe për sezonin e ardhshëm, kanë krijuar hapësiar dhe mundësitë që ky staf i kryesuar nga Luan Zmijani të mendojë për lëvizjet në merkato dhe përforcimet e duhura.

Një ndër emrat që është duke u përfolur është Andi Ribaj sulmuesi shtatlarte. Ky mendohet se është një ndër alternativat për sulmin shkodranë. Ky është një futbollist i dalë nga ekipi i Apolonisë duke qenë pjesë dhe e Skënderbeut ndërsa këtë sezon ka luajtur po me Apoloninë. Po ashtu janë duke u lakuar emra si Vucaj, Nikaj e Kruja. Mëgjithate gjatë startit të punës për sezonin e ri drejtuesit e ekipit po shikojnë edhe mundësi të tjera për përforcimin e skuadrës së tyre. Një nga pistat e mundshme vijon të qëndrojë ajo e afrimit të ndonjë lojtari cilësorë nga Kosova, por nuk perjashtohen as lojtarë të tjerë që mund të vijnë si nga vendet fqinje ato ish-sllave. Ndërkohë drejtuesit e Vllaznisë janë duke menduar dhe për bazen materiale të skuadrës. Deri tani është folur se skuadra do të furnizohej në Itali së bashku dhe me Akademinë por kjo pistë ka rënë. Pikërisht drejtuesit si Grima, Kalamishi e Neziri janë nisur drejt Gjermanisë për të arritur një marrëveshje me një kompani që merret me tregtimin e bazes materiale në mënyrë që për sezonin e ri, ekipi i parë dhe ato të akademive të furnizohen me bazë të re materiale.

Artikulli paraprakFIFA, SHQIPËRIA NGJITET NË VENDIN E 51-të
Artikulli tjetërRADOVANI: ZHBLLOKOHET NDIHMA EKONOMIKE NË SHALË