Vllaznia e sezonit të ri do të bazohet e gjitha te produkti vendës. Edhe pse nuk do të mungojnë “jabanxhinjtë” apo të huajt, qëllimi i drejtuesve më të lartë shkodranë, por edhe i stafit teknik, është që të ndërtojnë një ekip me lojtarë të afirmuar, për të mos diskutuar fillimisht rënien.

Për synime madhore ende nuk mund të flitet, megjithatë mesi i artë sigurisht që do të jetë një mision për kuqeblutë. Me dy rikthimet e mëdha, si ajo e Hasanit dhe Likës, detyrimisht që Vllaznia do të ndryshojë edhe pamje. Rrjedhjet kanë qenë të shumta në ekip, ndaj duke llogaritur organikën aktuale, pritet që të luhet me skemën 4-1- 4-1.

Porta momentalisht i mbetet Selimajt, ndërsa në mbrojtje me shumë gjasë do të rreshtohet katërshja: Marku-Pjeshka-Gurishta-Gocaj. Para defensivës do të luajë Tafili, ndërsa në mesfushë Lika me Çinarin në krahë, ndërsa Hasani me Krymin në qendër. Sulmi i mbetet Kalasë.

Artikulli paraprakPARKIMET DYSHE PRANË NJËSIVE TREGTARE
Artikulli tjetërMBYTET 13-VJEÇARI NË PLAZHIN E VELIPOJËS