KUQELBUTË KANË SËRISH MUNGESA, ZMIJANI KA BESIM TEK SUKSESI. Vllaznia ditën e shtunë do të kërkojë një fitore ndaj Teutës, takim ky që do të zhvillohet në stadiumin “LoroBoriçi”.
Skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani është e bindur për një rezultat pozitiv.Në fakt të gjithë presin fitoren por mbetet për tu parë se si do të realizohet ajo. Tekniku do të ketë sërish disa mungesa që nuk kanë arritur dot të rikuperohen, Olsi Gocaj në mesfushë apo dhe Soza në sulm. Po ashtu do të mungojë dhe portiere Erind Selimaj për shkak se u dëmtua në ndeshjen miqësore ndaj Adës së Velipojës. Sigurisht që disa prej titullarëve të tjerë akoma vazhdojnë të kenë shqetësime fizike. Të gjendur përballë kësaj situate siç mësohet është duke u punuar më shumë me të rinjtë që mund të jenë dhe titullarë në këtë përballje. Në fakt nuk është se Vllaznia ka diçka për të humbur, por një suksess është duke u pare si ego e vetë lojtarëve dhe stafit teknik. Një prej përfaqësuesve të këtij stafi Avenir Dani u shpreh haptazi në rubriken sportive, Star Sport” se ai së bashku me kolegët e tij nuk janë në drejtimin e ekipit vetëm për rrogë dhe pa asnjë objektiv. Pra stafi teknik kërkon të ketë sukses e pasi ndikojnë pozitivisht dhe tek puna që ato janë duke zhvilluar me lojtarët. Në fakt shikohet një ndryshim në krahasim me stërvitjen që realizonte trajnerit Italian, Baldo Raineri pasi lojtarët kanë një tjetër përqëndrim. Të rinjtë nga ana e tjetër janë duke kërkuar me çdo kusht një vend në formacion prandaj nga ndeshja në ndeshje po japin maksimumin. Për to më shumë se asnjëherë mundësitë për të evidentuar aftësitë e tyre tek Vllaznia janë më të mëdha. Ndeshja me Teutën është një tjetër test për skuadren shkodrane për të synuar grumbullimin e sa më shumë pikëve për ngjitjen e vendeve në klasifikimin e përgjithshëm ku më i mundur duket vendi i gjashtë.