Vllaznia sërish vjen me mungesa edhe në përballjen ndaj Egnatias. Edhe për këtë duel, tekniku Josa do të vuajë mungesën e dy lojtarëve të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Bulatoviç dhe Juriç, të cilët vazhdojnë rikuperimin e tyre nga dëmtimet e marra.
Ndërkohë në krahun tjetër rrogozhinasit e Duros vijnë me rreshtimin 3-5-2, Atanda, Malota dhe Agbekpornu formojnë treshen e mbrojtjes, teksa Fangaj dhe Musta janë dy linjat anësore, ndërkohë reparti i mesfushës përbëhet nga Mëllugja, Zejnullai dhe Fernando, që do të mbështesin Xhekson dhe Çamajn në sulm.
Shkodranët vijnë në këtë duel në vendin e 4-ët me 19 pikë ndërsa rrogozhinasit në vendin e 5-të me 18 pikë.