Ditën e sotme ekipi I Vllaznisë në fuboll për femra është nisur drejt Danimarkës për të zhvilluar ndeshjen e kthimit me skuadrën Fortuna Hjorring. Nikolin Lekaj, trajneri I Vllaznisë për ekipin e femrave e quan këtë ndeshje si mjaft të veçantë ndërsa tregon se presin nje rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
Lekaj nuk e quajti këtë ndëshje kthimi si të vështirë pasi vajzat e ekipit Vllaznia janë përgatitur prej ditësh për këtë ndeshje.
Në ndeshjen e parë ekipi I vajzave të Vllaznisë ka humbur në fushën e tyre me rezultatin 1 – 0, tashmë mbetet të shihet rezultati I lojës në stadiumin vendas. Duke ndjekur ndeshjen nga afër do të jetë edhe Senad Nikshiqi, gazetar I Star Plus Tv.