Vllaznia e femrave U-17 është shpallur kampione e këtij edicioni. Vajzat kuqeblu triumfuan nga penalltitë me rezultatin 6-5, duke mposhtur Tiranën në finalen për titullin kampion. Me kohën e rregullt që përfundoi në barazim 1-1, ekipet iu drejtuan penalltive, aty ku vajzat kuqeblu u treguan më të sakta dhe fituan 6-5. Pas këtij suksesi, trajnerja e Vllaznisë U-17, Luçije Gjini u shfaq shumë e lumtur, pasi sipas saj u shpërblye mundi dhe sakrifica e gjithë vitit.
Tashmë, pas suksesit me ekipin e parë prej disa vitesh me rradhë, Vllaznia e femrave shpallet kampione e Shqipërisë edhe me 17-vjeçaret.