Vllaznia e femrave është mposhtur nga Valur, në ndeshjen e vlefshme për finalen e grupit 7 në Ligën e Kampionëve, duke u eleminuar në këtë mënyrë nga ky kompeticion. Shkodranet u mposhtën me rezultatin 1-2 në stadiumin “Loro Boriçi”. Të parët që kaluan në avantazh ishin islandezet në minutën e 23-të, teksa pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve. Në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 81’, Valur dyfishoi shifrat. Kur dukej që sfida do të mbyllej në këtë mënyrë, Vllaznia la gjurmën e saj. Në minutën e 91-të, Megi Doçi realizoi një super gol nga jashtë zone. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi që Vllaznia e femrave të përsëriste historinë dhe kështu eleminohen duke mos shkuar në fazën finale të grupeve si vitin e kaluar. Trajneri i ekipit shkodran, Haris Lika, pas ndeshjes, shprehi keqardhjen për humbjen dhe eleminimin……..
Presidenti Lazër Matija u shfaq i mërzitur, por kurrsesi nuk e quajti dështim largimin nga ky kompeticion që në raundin e parë. Njëkohësisht, Matija u ndal edhe tek merkatoja, duke thënë se me disa prej futbollisteve të ardhura, është gabuar dhe afrimet e tyre kanë qenë një dështim, ç’ka ndikoi edhe në lojën e skuadrës.
Tashmë, me këtë humbje të pësuar nga Valur, Vllaznia e femrave eleminohet nga Champions League, me vajzat kuqeblu që nuk arritën të përsërisin historinë e një viti më parë.