Skuadra e femrave e Vllaznisë është nisur drejt Sllovenisë nga ku do të marrë pjesë në eleminatoret e ligës së kampioneve.
Ekipi kuqeblu shkon drejt Sllovenisë me objektivin e qartë për të bërë një paraqitje sa më pozitive. Këtë synon edhe trajneri Nikolin Lekaj ndërsa shprehet se shorti për skuadrën shkodrane është shumë i vështirë. Pavarësisht kësaj objektiv janë rezultatet pozitive. Një prej futbollisteve të Vllaznisë Uendi Muja po ashtu shpreson në një paraqitje dinjitoze të ekipit të saj. Muja shprehet se përgatitjet kanë qenë intensive gjatë gjithë kësaj kohe dhe tashmë janë të gatshme për të luajtur në eleminatore. Vllaznia është në grup bashkë me kampionet e Zvicrës, Sllovenisë dhe Sllovakisë çka tregon se nuk do ta ketë aspak të lehtë kualifikimin. Edhe më parë Vllaznia e femrave ka qenë afër kualifikimit për kësaj here shorti është treguar jo shumë me fat për vajzat shkodrane.