Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra ka arritur fitoren e dytë në fazën eleminatore të Champions League teksa fitoi 1-0 ndaj Birkirkara.

Vajzat kuqeblu për momentin kryesojnë grupin me 6 pikë të plota duke qenë se kanë fituar edhe ndeshjen e parë.

Ekipi kuqeblu është afër kualifikimit për në fazën e grupeve në ligën e kampioneve ndërsa gjithçka do të vendoset në ndeshjen e tretë dhe të fundit që do të jetë me ekipin vendas të Gintra.

Në rast të një rezultati pozitiv në këtë përballje të vështirë për Vllazninë atëherë skuadra shkodrane do të arrinte një rezultat historik siç është kualifikimi në fazën e grupeve. Tashmë duhet pritur sfida e tretë e cila është vendimtare sa i përket kualifikimit.

Artikulli paraprakMALI I ZI, KINO SALLA NË KATËRKOLLË DREJT DEGRADIMIT
Artikulli tjetërFSHF, HIDHET SHORTI PËR KATEGORINË SUPERIORE