6-0 është rezultati I takimit të zhvilluar këtë të shtunë në fushën sportive “Reshit Rusi” ndërmjet vajzave të Vllaznisë më Tirana AS.
Kështu vajzat shkodranë kanë arritur fitoren e rradhës ku duket se në kampionatin shqiptarë të futbollit për ferma nuk kanë një rivale të fortë dhe sin ë çdo ndeshje që ato zhvillojnë rezultati përfundimtarë është me një mori golash të shënuara nga vajzat kuqeblu.
Golat e këtij takimi janë shënuar dy nga Ambra Gjegji, dy nga Uendi Muja dhe sy të tjerë nga Jadranka Pavicevic.
Futbollistet e Vllaznisë kaë shënuar nga tre gola për secilen pjesë të takimit. Ndeshja e Vllaznisë me Tirana As ishte e vlefshme për në javën e tretë e fazës së dytë të Kampionatit Shqiptar për femra .
Kështu ekipi i Vllaznisë në futboll për femra si në çdo ndeshje që zhvillon si brenda dhe jashtë fitoren e kanë të padiskutuar duke vazhduar kështu kryesimin në tabelen e klasifikimit duke lënë pas me diferencë pikësh
ekipet si Apolonia e vendit të dytë dhe Kinostudion e vendit të tretë që mund të quhen se kanë rezalizuar një ecuri të mirë në këtë kampionat.