Vllaznia në volejboll për femra ka fituar ndeshjen përballë Barleti Voley në javën e dytë të kampionatit kombëtar. Vajzat e drejtuara nga trajnerja Nora Deda fituan me rezultatin e përgjithshëm 3-1 në sfidën ndaj ekipit kryeqytetas. Vllaznia e nisi ndeshjen me Mikopula, Tuci, Ndou, Erkoçi, Zhivani dhe Magee ndërsa u aktivizuan edhe Bashaj, Rukaj dhe Ceraj, Ballçiti dhe Kuti. Nga ana tjetër Balerti e nisi këtë sfidë me Shira, Pira, Metaniz Nenaj, Ibrahimi dhe Sallahu ndërsa u aktivizuan edhe Filajz Capo, Lena, Jaho dhe Sigi ndërsa trajner është Altin Gorenxa. Pas ndeshjes trajnerja e Vllaznisë Nora Deda tha se skuadra shkodrane këtë vit ka shumë ndryshime për shkak të lojtareve të larguara për arsye të ndryshme ndërsa janë afruar vetëm dy volejbolliste, Tuci dhe amerikania Magge ndërsa janë rikthyer Mikopula nga Pogradeci dhe Zhivani e cila pati një shkëputje 6 mujore. Trajnerja Deda u shpreh se objektiv është renditja mes katër ekipeve më të mira për fazën Play Off por mbetet një mision i vështirë sepse gjitha ekipet e tjera kanë bërë shumë përforcime.

Artikulli paraprakKRYESIMI SHQIPTAR I KARTËS SË ADRIATIKUT, IGLI HASANI: TË PËRSHPEJTOHET ANËTARËSIMI I KOSOVËS
Artikulli tjetër136 MILIONË EURO GRANTI I BE PËR REHABILITIMIN E HEKURUDHËS VORË-HANI I HOTIT!