Rënia e Vllaznisë nga Kategoria Superiore konsiderohet një dramë e madhe në Shkodër.

Përveç tifozëve që e kanë përjetuar shumë keq, janë edhe figura të ndryshme të artit dhe sportit që shprehen shumë të indinjuar dhe të zhgënjyer.

Samuel Nikaj trajner, Kastrioti,Alban Hasani drejtor sportiv, Akademia Vllaznia;Avenir Dani ish trajner portierësh, Vllaznia,Besnik Çinari Gëzim Kruja ,artiste humori, e kane quajtur te trishte dhe shume te dhimbshme kete qe ka ndodhur mer ekipin e zemres se qytetareve shkodrane.

Ndërkohë për Star Plus Tv edhe këngëtari shkodran Bujar Qamili dërgon një videomesazhë nga Tirana shprehet shumë i mërzitur pasi Vllaznia në këtë 100 vjetor të saj do të luaj në kategorinë e parë.

Vllaznia bëri sa mundi për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore, por në fund nuk ia doli, edhe pse në Korçë u treguan shumë bujarë. Kuqebluve nuk i mjaftuan 5 golat e shënuar pasi tashmë ata seznoni e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA, NJË SHEKULL HISTORI
Artikulli tjetërSHPALLEN FAJTORË TË AKUZUARIT NË RASTIN “MEDICUS”