Tek skuadra shkodrane përveç përpjekjeve për të siguruar qëndrimin në Superligë, vazhdon edhe puna për rinovimin e ekipit. Ditën e sotme, drejtuesit e klubit mësohet të kenë firmosur me një tjetër futbollist të Akademisë.

Bëhet fjalë për 18 vjeçarin Elmir Lekaj i cili njëkohësisht është edhe kontigjent i ekipit kombëtar të kësaj grupmoshe. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit shkodran në të cilën shkruhet:

“KF Vllaznia bën të ditur se në kuadrin e promovimit dhe evidentimit të elementit më të spikatur të Akademisë, ditën e sotme ka firmosur kontratën e punës me futbollistin e ekipit U-19 Elmir Lekaj.

Ai kishte rreth një vit që ishte kontraktuar nga ana e klubit megjithatë nga sot është edhe me kontratë të rregullt. Lekaj është një nga elementet më të spikatur të këtij ekipi por edhe kontigjent i kombëtares së kësaj grupmoshe.

Luan në 2-3 pozicione, si në mbrojtje ashtu dhe në mesfushë dhe për rrjedhojë shihet si një element i perspektivës”.

 

Artikulli paraprakMIRATOHET PLANI VENDOR NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërRRUGA E KOMBIT, GJYKATA: 11 PROTESTUES NË BURG, LIROHEN 10, 2 NË ARREST SHTËPIE