KLUBI VLLAZNIA KA BËRË REALITET EDHE MARRJEN E NJË TJETËR LOJTARI. BËHET FJALË PËR MBROJTËSIN E MAJTË WALUSIMBI GODFREY.
ME KËTË FUTBOLLIST ËSHTË FIRMOSUR NJË KONTRATË NJËVJEÇARE DHE AI PRITET TË MBËRRIJË NË SHKODËR BRENDA KËSAJ JAVE, SAPO TË PAISET ME VIZËN HYRËSE NË SHQIPËRI. NDËRKOHË, GODFREY ËSHTË FEDERUAR BRENDA AFATEVE TË MBYLLJES SË MERKATOS DHE TASHMË EDHE ZYRTARISHT ËSHTË PJESË E VLLAZNISË.
30 VJEÇARI KA NJË KARRIERË TË GJATË DHE PREJ 10 VITESH ËSHTË PJESË E KOMBËTARES SË UGANDËS ME TË CILËN KA LUAJTUR 93 NDESHJE DHE KA SHËNUAR 3 GOLA.
ME PËRVOJËN E TIJ, GODFREY PRITET TË JETË NJË ELEMENT I RËNDËSISHËM PËR EKIPIN E VLLAZNISË NË REPARTIN E MBROJTJES.