Ditën e shtune ka mberritur ne Shkoder dhe ka firmosur per kuqeblute edhe mbrojtesi maqedonas Filip Gligorov. Keshtu ka njoftuar klubi shkodran permes faqes se tij:“Tjetër firmë në kontratë për ekipin e Vllaznisë. Pasditen e sotme administratori Suad Lici ka bërë realitet firmosjen me një tjetër lojtar që i bashkohet skuadrës sonë.Bëhet fjalë për mbrojtësin maqedonas Filip Gligorov. I datëlindjes 31 korrik 1993, ai luan në rolin e mbrojtësit të krahut.
Karriera e tij ka qenë kryesisht e përqendruar në vendin e tij ku ka luajtur me ekipet e Rabotniçikut, Samorin, Euromil, Shkupin e Sileks, por ka provuar të luajë edhe jashtë Maqedonisë teksa ka provuar të luajë në Bosnjë me ekipin Olimpia Sarajevo, në Sllovaki me Banik Ruzina ndërsa në sezonin e fundit ka luajtur në Rumani me Dunarea Calarasi.Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz i njeh mirë aftësitë e këtij lojtari dhe për rrjedhojë ka kërkuar ta ketë në dispozicion tek ekipi shkodran.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë rënë dakord për kushtet financiare dhe më pas ka ardhur firma në kontratë teksa Gligorov do të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin 2019-2020 por edhe për Kupat e Europës nëse ekipi ynë kualifikohet në to. Lojtari që prej pasdites së sotme do t’i bashkohet ekipit në stërvitje.Po ashtu, klubi I futbollit Vllaznia bën të ditur se është arritur akordi edhe me futbollistin shkodran Behar Ramadani dhe ditën e hënë do të nënshkruhet edhe me të kontrata që do ta bëjë atë futbollist të Vllaznisë”.