Vllaznia ka firmosur me sulmuesin Eugen Sidorenko. Lojtari ka disa ditë që i është bashkuar skuadrës që në momentin kur ndodhej në fazën përgatitore në Ohër. Pas disa ditësh stërvitje me kuqeblutë Sidorenko ka hedhur firmën duke qenë kështu edhe zyrtarisht lojtar i Vllaznisë. Sidorenko nuk është i vetmi sepse me shkodranët ka firmosur edhe sulmuesi Simeon Hristov.
Vllaznia problemin më të madhe gjatë pjesës së parë të sezonit e kishte me sulmin dhe tashmë ka drejtuesit kanë sjellë dy lojtarë si përforcime ndërsa duhen parë se cili është niveli i tyre dhe nëse do ta justifikojnë besimin e dhënë duke qenë se deri më tani Vllaznia ka gabuar me lojtarët e ardhur në merkato gjatë verës duke sjellë 13 lojtarë pjesa më e madhe e të cilëve nuk kanë përmbushur pritshmëritë e stafit teknik.
Përveç dy sulmuesve më përpara Vllaznia ka firmosur edhe me maqedonasin Adili, një mbrojtës. Përveç këtyre tre lojtarëve që kanë firmosur deri më tani janë katër lojtarë të larguar nga radhët e kuqebluve. Kështu mbrojtësi Samet Ruçi është larguar dhe po ashtu nga shkodranët edhe sulmuesi Belajdi Pusi në kërkim të një ekipi tjetër.
Nga të huajt deri tani të larguar janë sulmuesi Brazilian Ëenderson dhe mbrojtësi mqedonas Ristevski të cilët kanë rezultuar të padëshiruar. Vllaznia kërkon të largojë edhe disa lojtarë të tjerë të ardhur në merkaton e verës por deri më tani nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët. Vllaznia pas fazës përgatitore në Ohër tashmë ka nisur stërvitjet në Shkodër për t’u bërë gati për rifillimin e kampionatit.