Tre lojtarë të tjerë kanë firmosur kontrata me ekipin e Vllaznisë dy prej të cilëve kanë qenë edhe më përpara në radhët e kuqebluve.

Kështu pas dy sezonesh tek Laçi është rikthyer tek Vllaznia ish-kapiteni Ndriçim Shtubina. Shkodrani ka gjetur akordin me drejtuesit e Vllaznisë ka ka nënshkruar një kontratë të re duke qenë pjesë e skuadrës për sezonin që do të nis me rikthimin e ekipit në Kategorinë Superiore.

Përveç lajmërimit zyrtar të klubit Vllaznia në faqen e saj, edhe vetë lojtari ka bërë të ditur në rrejtin social facebook rikthimin tek Vllaznia duke shkruar “sërish kuqeblu” dhe duke postuar një foto nga ndeshjet e mëparshme me bluzën e Vllaznisë.

Përveç Shtubinës një kontratë të re ka firmosur edhe mesfushori shkodran Florind Bardulla. Klubi Vllaznia në njoftimin e bërë bën të ditur se Bardulla është në planet e stafit teknik dhe në këtë mënyrë i është ofruar një kontratë duke firmosur edhe për sezonin e ardhshëm.

Bardulla ishte një prej katër lojtarëve në dyshim nëse do firmoste apo jo me Vllazninë por pak orë para nisjes në fazën përgatitore në Ohër është thirrur duke nënshkruar kontratën e re.

Ndërsa Shtubina dhe Bardulla kanë firmosur pak para nisjes në fazën përgatitore, ende klubi nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me mbrojtësin Gocaj dhe Marku dhe mesfushorin Hajdari të cilët deri më tani duke se nuk janë në planet e stafit teknik për shkak se nuk kanë shkuar për t’u provuar.

Në fakt kjo duket disi absurde duke marrë parasysh që edhe lojtarët e tjerë që firmosën nuk janë provuar nga trajneri i ri Mirsad Jonuz i cili nuk mbajti fjalën teksa fillimisht tha se askush s’do të vijë në ekip pa u bërë provë pavarësisht nëse kanë qenë apo jo më përpara pjesë e Vllaznisë.

Kjo është një sjellje me dy standarde e trajnerit dhe drejtuesve të tjerë të cilët nuk kanë ndryshuar asgjë për mënyrën se si bëhen gjërat dhe se si drejtohet Vllaznia por situata vijon të jetë ashtu si gjitha vitetet e tjera. Edhe dy lojtarët maqedonas të ardhur tek Vllaznia sezonin e fundit njëri nuk ka luajtur thuajse aspak ndërsa tjetri ka bërë paraqitje të dobëta ndërsa edhe ekipet ku kanë luajtur janë renditur në vendet e fundit dhe askush nuk shpjegon për çfarë arsye janë marrë këto dy futbollistë.

Me Vllazninë bashkë me Shtubinën dhe Bardullën ka firmosur edhe moldavi Maxim Cojacaru. Vllaznia është nisur për fazën përgatitore drejt Ohrit ku do qëndrojë për 12 ditë.

Artikulli paraprakNIS RRUGA “CEN BROJA”, ADEMI: PO SHMANGIM KORRUPSIONIN
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA FIRMOS ME JOHNATHAN HUDSON