Vllaznia ka fituar 3-2 në ndeshjen miqësore me Veleçikun. Ky takim miqësor i ka vlejtur trajnerit të Vllaznisë më shumë për të konsoliduar formacionin përpara finales së Supërkupës së Shqipëris që do të luhet ndaj Tiranës. Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Mirel Josa shprehet se një ndeshje e tillë ishte e nevojshme për të parë problemet që ka ekipi si dhe mënyren e rikuperimit të lojtarëve të cilët janë të dëmtuar.
Nga ana tjetër trajneri i Veleçikut Dritan Smajli shprehet i kënaqur për gjendjen në të cilen ndodhet ekipi i tij.
Në ndeshjen Vllaznia – Veleçiku e mbyllur me shifrat 3-2 për shkodranët golat u shënuan nga Aralica, Latifi dhe autogoli i Kaçaj. Ndërkohë që golat për Veleçikun u shënuan nga Hajdari dhe Ujkaj.