Vllaznia është rikthyer te fitorja, teksa mposhti me rezultatin 3-1 Dinamo City, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superiore. Kështu, shkodranët marrin një fitore të rëndësishme, e cila madje erdhi edhe me përmbysje. Ndeshja nisi mirë për kryeqytetasit, që kaluan të parët në avantazh, me një gol të Silva në minutën e 5-të. Megjithatë, vendasit përmbysën gjithçka që në pjesën e parë, me golat e Çobës në minutën e 11-të dhe Grudës në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë, ishte Bekim Balaj, i cili shënoi në minutën e 55-të dhe vulosi shifrat në 3-1. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, deklaroi se nuk ishte i kënaqur me nisjen e lojës që skuadra e tij bëri.

Nga ana tjetër, trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, deklaroi se Vllaznia shënoi për shkak të gabimeve të ekipit të tij.

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e pestë me 20-pikë dhe kalon Dinamon me 19-pikë.

Artikulli paraprakRINDËRTIMI NGA TERMETI NË LEZHË
Artikulli tjetërVLLAZNIA-DINAMO, FLASIN AUTORËT E GOLAVE