Vllaznia ka fituar 1-0 miqësoren e luajtur ndaj ekipit të Mornarit në Tivar të Malit të Zi.

Kuqeblutë luajtën një ndeshje ku u provuan edhe 2 futbollistë të tjerë që luajtën për të parën herë. Bëhet fjalë për portierin Nemanja dhe sulmuesit Roloviç që u provuan bashkë me sulmuesin tjetër Rakiç që vijon prej disa ditësh. Në miqësoren ndaj Mornarit stafi teknik jo vetëm se nuk mbeti aspak i kënaqur nga loja e ekipit por po ashtu edhe këta futbollistë që ishin në provë do të kthehen mbrapsht bashkë me sulmuesin serb Rakiç sepse nuk bindin. “Në ndeshjen ndaj Mornarit arritëm që të fitojmë por kjo nuk ka aspak rëndësi. Kjo miqësore u zhvillua për të gjendjen e lojtarëve si dhe për të provuar ata që që erdhën. Në fund dua të them se ne si staf nuk kemi mbetur të kënaqur nga loja e skuadrës. Pritëm diçka më shumë nga Vllaznia dhe shpresoj që me seancat stërvitore që do të zhvillojmë dhe fazën përgatitore të përmirësojmë. Lojtarët në provë nuk e kaluan testin dhe do të largohen të gjithë. Skuadra natyrisht që ka nevojë për përforcime cilësore dhe shpresojmë që drejtuesit të sjellin të tjerë futbollistë në ekip. Nuk mund të pranojmë lojtar që s’janë të denjë për Vllazninë. Sa për mua është gjithmonë të vij në Tivar sepse Mornari është ekipi ku e nisa dhe ku e përfundova karrierën time”. Mornari është një ekip që ka rënë nga kategoria e parë në Malin e Zi dhe këtë sezon do të luaj në të dytën. Vllaznia nuk arriti të shfaqë një lojë të mirë duke treguar se ekipi ka probleme momentalisht. Goli u shënua pas një aksioni të sulmuesit Pepa, topi i të cilit brenda zonës u kthyer në autgol në pjesën e dytë të ndeshjes. Përpara se të shkojë në Beranja të Malit të Zi për fazën përgatitore, pritet edhe një tjetër ndeshje miqësore e Vllaznisë.

Artikulli paraprakSULMI NË MYNIH, NGA NJË I FIKSUAR PAS MASAKRAVE ME ARMË
Artikulli tjetërNGJARJA NE GJERMANI, NJERA NGA VIKTIMAT NGA SHQIPERIA