Një gol i mbrojtësit Milos Stojanoviç i ka dhënë fitoren 1-0 Vllaznisë në miqësoren ndaj Tiranës, luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Në këtë miqësore, skuadra kuqeblu ka matur forcat e saj për të pare gjendjen e skuadrës para startit të sezonit të ri. Një sfidë, ku trajneri Migen Memelli, mendoi më shumë të zgjidhë disa probleme që ka me rreshtimin e tij aktualisht, si edhe sa I përket ndërthurjes së elementëve të afruar së fundmi, ashtu edhe për disa mangësi që ka formacioni i tij dhe që duhet konsoliduar. Megjithatë, kjo miqësore ka qenë përgjithësisht pozitive për kuqeblutë, të cilët jo vetëm që nuk janë shfaqur inferior ndaj bardhebluve, por në moment të caktuara kanë luajtur më mirë se ato.Rastet në 45-minutëshin e pare të lojës kanë qenë të pakta për të dy ekipet, teksa goli ka munguar dhe si rrjedhojë, gjithçka është mbyllur në barazim 0-0. Në të dytën, Vllaznia luan më mirë, teksa arrin edhe të shënojë. Mbrojtësi Stojanoviç ka realizuar në minutën e 50-të pas një goditje këndi, teksa Spahija ka ulur saktë topin me kokë dhe mbrojtësi serb e ka dërguar në rrjetë. Pas këtij momenti, do të shënonte edhe Çoba një gol të dytë, por ai është anulluar nga arbitrat, sepse është konsideruar i parregullt. Vllaznia arrin ta administrojë si duhet avantazhin deri në fund, duke e fituar në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin e ngushtë 0-1. Për Vllazninë, në këtë miqësore, ka rënë në sy performance pozitive e mesfushorit kosovar Esat Mala dhe mbrojtësit Flori Spahija. Ndërkohë, skuadra e Vllaznisë do të planifikojë ndeshje të tjera miqwsore edhe në javën në vazhdim, duke qenë se është shtyrë starti i Superiores dhe ka dy javë kohë deri në ndeshjen e pare të saj.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA KËNGËTARI LINDON CAMAJ
Artikulli tjetërDO TË PËRBALLENI ME SFIDA NË MARRËDHËNIE, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT