Eshte zhvilluar ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres takimi i javes se 15-te per Kategorine Superiore, ajo mes Vllaznise dhe Kamzes.Ne pjesen e pare ka shenuar per shkodranet ne minuten e 18-te Andi Ribaj.Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 1 me 0 nderkohe qe pjesa e dyte ka nisur me intensive.Ne minuten e 52 ka qene Çinari ai qe ka shenuar perseri per skuadren shkodrane.Ka zgjatur pak gezimi per golin e Çinarit pasi vetem 1 minute me vone ka shenuar edhe skuadra e Kamzes me ane te Plakut.

Atehere kur u mendua se Kamza do te barazonte rezultatin me ane te nje penalltie te fituar, ajo eshte humbur nga ana e futbollistit te Kamzes.Ne minuten e 58-te kane qene shkodranet ato qe kane gezuar serish me golin e shenuar nga Arlind Kalaja i cili ka cuar rezultatin ne 3 me 1 per skuadren kuqeblu.Ne minuten e 79-te Kamza ka shenuar serish me ane te Imerit duke cuar rezultatin ne 3-2.Me kete rezultat ka perfunduar takimi i javes se 15-te Vllaznia-Kamza

Artikulli paraprakTË PËRNDJEKURIT, PËRFITOJNË TË VONUARIT
Artikulli tjetërFUSHË KRUJË, TRENI PËRPLAS MAKINËN QË E DREJTONTE NJË SHOFERE