Vllaznia e ka nisur vitin me fitore, teksa ka mposhtur minimalisht Kukësin, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të në Superiore. Shkodranët iu falën një goli të shënuar nga Ildi Gruda, në fillim të takimit. Kuksianët kishin mundësinë e artë për barazim, por Rashiti gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, në pjesën e parë. Edhe në të dytën, rastet nuk munguan, por rezultati nuk ndryshoi. Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, pas ndeshjes tha se fitorja është e rëndësishme, ndërsa shtoi se skuadra ka nevojë për përforcime.

Ndërkohë, nga ana tjetër, zv/trajneri i Kukësit, Oltijon Kërrnaja deklaroi se nuk është e vërtetë që trajneri Stavri Nica ka dhënë dorëheqjen pas humbjes me Vllazninë.

Me këtë fitore, Vllaznia mban vendin e katërt me 29-pikë, po aq sa Tirana e vendit të tretë, ndërsa Kukësi renditet i parafundit me 19-pikë.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA NË GJYSMËFINALE
Artikulli tjetër25 VJET NGA MASAKRA E REÇAKUT, RAMA: NDERIM PËR VIKTIMAT E KËTIJ SPASTRIMI ETNIK QË TRONDITI BOTËN