Vllaznia ka mundur të fitojë në transfertë në Vlorë ndaj Flamurtarit.
Ka qenë minuta 37 e pjesës së parë kur shkodranet shënojne me anë të Cicmil, pas një goditjeje të sakte të topit me kokë brenda në zonën e vlonjatëve.Në pjesën e parë Vllaznia pati dhe raste tjera shënimi ndërsa përballë kishte një Flamurtar jo te qarte taktikisht.Pjesa e dytë është më e mirë për vendasit,ndërsa ekipi shkodran u kujdes me shumë të administronte rezultatin e avantazhit dhe të luante me kujdes në mbrojtje.Ekipi i Flamurtarit e shtoi presionin vecanarisht në 15 minutat e fundit ku arriti të godiste dhe shtyllen.Tranjeri Cungu bëri dy ndërime në mimnutat e fundit duke futur në fushë futbollistë më të freskët dhe taktikë me qëllim ruajtjen e rezultatit.Qe nga viti 2007 Vllaznia nuk kishte mundur te fitonte ne Vlorë.