Vllaznia do të luaj ndaj Flamurtarit ndeshjen e kthimit të çerekfinales të Kupës së Shqipërisë në Shkodër. Kuqeblutë kanë fituar 2-1 përballjen e parë në Vlorë ndërsa të njëjtën gjë shprehet futbollisti shkodran Arsid Kruja synojnë ta bëjnë edhe në takimin e dytë për të siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës.

Sa i përket kampionatit, pavarësisht se Vllaznia ndodhet 13 pikë tashmë larg vendit të parë ku është Tirana, shanset sipas mesfushorit për këtë trofe janë ende në lojë përderisa kjo është e mundur matematikisht.

Vllaznia vjen në përballjen e dytë çerekfinale të Kupës me Flamurtarin pas humbjes në Laç për kampionat ndaj vëmendja do jetë maksimale për të siguruar një fitore dhe për të kaluar mes katër ekipeve më të mira në gjysmëfinale.

 

Artikulli paraprakKOPLIK, “GRUPMOSHA 30-70 VJEÇ MË E VAKSINUARA”
Artikulli tjetërAMBASADORI ITALIAN: KËTË VIT BE HAP NEGOCIATAT PËR SHQIPËRINË