Vllaznia në futsall fitoi 6-3 ndeshjen miqësore përballë Ulqinit, e luajtur në transfertë. Shkodranët e futsallës luajtën këtë sfidë miqësore afro një muaj përpara nisjes së kampionatit kombëtar. Djemtë kuqeblu kanë nisur edhe seancat stërvitore në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në miqësoren e luajtur në Ulqin, Vllaznia e nisi lojën me Beharin në portë dhe më pas Tafili, Gjoklaj, Gokaj dhe Çokaj ndërsa u aktivizuan Dani, Hyseni, Gjergji dhe Mesi. Trajner të kuqebluve janë dyshja Arben Xhaferi dhe Alsid Tafili i cili njëkohësh është edhe lojtar në fushën e lojës. Vllaznia në sfidën ndaj Ulqinit kaloi dy herë në avantazh fillimisht me Tafilin dhe Gokaj ndërsa miqtë ngushtuan shifrat me Llollën në 1-2, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në 20 minutëshin e dytë Gjoklaj dhe Çokaj shënuan golin e tretë dhe të katërt ndërsa vendasit realizuan dy herë radhazi me Kurtin dhe Bajraktarin duke çuar në 3-4 shifrat. Vllaznia në fundin e lojës shënoi edhe dy gola të tjerë përmes kundërsulmit me anë të Danit që vulosi fitoren e Vllaznisë të futsallës me rezultatin e përgjithshëm 6-3 përballë Ulqinit vendas. Pas ndeshjes njëri prej trajnerëve Alsid Tafili u shpreh se kjo ndeshje miqësore shërbeu shumë për Vllazninë.

Shkodranët kanë bërë disa afrime këtë sezon duke rikthyer futbollistët vendas si Gokaj, Gjoklaj, Behari, Mesi dhe Çokaj ndërsa mungoi Djepaxhia i dëmtuar në këtë sfidë.
Vllaznia e futsallës këtë sezon synon fitimin e të dy trofeve, kampionatit dhe Kupës.
Kapiteni i Ulqinit Adi Alaj thotë se objektiv i ekipit shqiptar të Malit të Zi është një paraqitje pozitive në kampionat.

Skuadra e Vllaznisë në futbollin e sallës është duke pritur se sa ekipe do të ketë sezoni i ri dhe se cila do të jetë formula e këtij kampionati që pritet të nisë në fund të tetorit. Deri atëherë shkodranët do vijojnë përgatitjet për të qenë të gatshëm për nisjen e kampionatit.

Artikulli paraprakDOKUMENTAR PËR RELIKET E SHKODRËS
Artikulli tjetërREAGON SALIANJI: SOT PO BËHEN GATI TË ZBATOJNË URDHRIN POLITIK. DO TË JEMI BASHKË SHUMË SHPEJT DHE MË TË FORTË!