Ulqini – Vllaznia 3-6
Ulqini: Beriashi, Adi Alaj, Holli, Kurti, Llola
U aktivizuan: Sinani, Goga, Bajraktari, Gjeka, Gjergjbitriq, Çapriq, Gurzakoviq
Trajner: Gjovani Koçoviq
Vllaznia: Behari, Tafili, Gjoklaj, Gokaj, Çokaj
U aktivizuan: Dani, Hyseni, Gjergji, Mesi
Trajner: Arben Xhaferi, Alsid Tafili
Shënues: Llolla, Kurti, Bajraktari / Tafili, Gokaj, Gjoklaj, Çokaj, Dani (2)
Vllaznia në futsall fitoi ndeshjen miqësore përballë Ulqinit, e luajtur në tranfertë. Shkodranët e futsallës luajtën këtë sfidë miqësore afro një muaj përpara nisjes së kampionatit kombëtar. Djemtë kuqeblu kanë nisur edhe seancat stërvitore në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndërsa tashmë kanë nisur edhe sfidat miqësore për t’u bërë gati për sezonin e ri. Vllaznia e nisi lojën me Beharin në portë dhe më pas Tafili, Gjoklaj, Gokaj dhe Çokaj ndërsa u aktivizuan Dani, Hyseni, Gjergji dhe Mesi. Trajner të kuqebluve janë dyshja Arben Xhaferi dhe Alsid Tafili i cili njëkohësh është edhe lojtar në fushën e lojës. Vllaznia në sfidën ndaj Ulqinit kaloi dy herë në avantazh fillimisht me Tafilin dhe Gokaj ndërsa miqtë ngushtuan shifrat me Llollën në 1-2, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në 20 minutëshin e dytë Gjoklaj dhe Çokaj shënuan golin tretë dhe të katërt ndërsa vendasit realizuan dy herë radhazi me Kurtin dhe Bajraktarin duke çuar në 3-4 shifrat. Vllaznia në fundin e lojës shënoi edhe dy gola të tjerë përmes kundërsulmit me anë të Danit që vulosi fitoren e Vllaznisë të futsallës me rezultatin e përgjithshëm 6-3 përballë Ulqinit vendas. Pas ndeshjes dy trajnerët e kuqebluve Arben Xhaferi dhe Alsid Tafili u shprehën se kjo ndeshje miqësore shërbeu shumë për Vllazninë e cila këtë sezon synon fitimin e të dy trofeve, kampionatit dhe kupës. Shkodranët kanë bërë disa afrime këtë sezon duke rikthyer futbollistët vendas si Gokaj, Gjoklaj, Behari, Mesi dhe Çokaj ndërsa mungoi Djepaxhia i dëmtuar në këtë sfidë. Shkodranët kanë patur edhe largime por ekipi është përforcuar ndjeshëm dhe do futet në kampionat si skuadër pretendente për trofetë.