Vllaznia futsall ka marrë fitoren e dytë në kampionat. Kuqeblutë mposhtën me një rezultat të thellë 12-2 ekipin e Forcave të Armatosura, në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kuqeblutë dominuan këtë përballje në të gjitha drejtimet, teksa protagonisti kryesor i Vllaznisë ishte Denis Çokaj, i cili shënoi plot katër gola. Ndërkohë, edhe Gokaj dhe Hyseni shënuan nga dy gola, ndërsa nga një gol shënuan edhe Tafili, Mesi, Djepaxhia dhe Gjoklaj. Pas ndeshjes, drejtori teknik i Vllaznisë në futsall, Arben Xhaferi ishte i kënaqur për fitoren ndaj Forcave të Armatosura, ndërsa tha se rradhën tashmë e ka Tirana.

Nga ana tjetër, drejtori i ekipit të Forcave të Armatosura, Gerant Qirici tha se ata janë një skuadër e re dhe ndoshta nuk janë ende aty ku duhet.

Kështu, pas tre javësh kampionat, Vllaznia e futsallës ka arritur dy fitore dhe një humbje. Ndërkohë që, ndeshjen e ardhshme do ta ketë ndaj ekipit të Tiranës.

Artikulli paraprakNUK PASTROHEN, HYRJA E SHKODRËS MES INERTEVE
Artikulli tjetërEKSPOZITA “VENUS” NË MUZEUN “MARUBI”