DY TRAJNERË DHE 5 LOJTARË TË HUAJ NUK PREFEROHEN. 7 largime mund të bëjë skuadra e Vllaznisë përpara se të mbyllet faza e dytë e kampionatit dhe përpara se të fillojë merkatoja dimërore në janar.

Këto janë dhe lëvizjet e para të bordit të ri të skuadrës, duke konfirmuar kështu se do të ketë masa konkrete për mirëfunksionimin e ekipit. Përsa i përket emrave akoma nuk mund të thuhet me saktësi se kush prej lojtarëve do të largohet. Por tashmë e bërë publike dhe nga administratori i klubit, Neritan Kalamishi në studion e  “Star Sport”, do të jenë dy prej trajnerëve të ekipit që do të largohen, pasi sipas drejtuesve kostoja është shumë e madhe dhe pa asnjë fryt konkret. Po ashtu largime do të ketë dhe tek lojtarët e huaj të cilët nuk janë aktivizuar asnjëherë si titullarë.. Madje ka nga ato lojtarë që nuk janë aktivizuar asnjëherë apo të jenë grumbulluar nga trajneri Baldo Raineri. Në aspektin financiar dhe menaxhues, natyrisht që këto veprime do ti japin skuadrës lehtësi dhe një seleksionim të lojtarëve, të cilët paguhen pa asnjë kontribut. Gjithsesi, largimet akoma nuk janë bërë publike,  por pritet që pas ndeshjes me Elbasanin të ketë lëvizje konkrete. 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/5esdZW4l_9Q” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRAMA LANÇON :KUTINË E SHËRBIMEVE PUBLIKE”
Artikulli tjetër“HYRJA E SHKODRËS PËRFUNDON BRENDA DHJETORIT”