Vllaznia ka lënë pas rënien nga Superliga dhe tashmë është fokusuar tek kampionati në Kategorinë e Parë duke tentuar edhe njëherë ngjitjen në Superligë.

Trajneri i Vllaznisë Hasan Lika në prag të ndeshjes së parë të kampionatit me Korabin thotë se gjendja psikologjike e lojtarëve është e mirë edhe pse një pjesë prej tyre përjetuan sezonin e kaluar dështimin e madh të rrëzimit nga Superliga.

Trajneri Lika është i kënaqur me lojtarët e ardhur në merkato tek Vllaznia ndërsa në ndeshjen e parë me Korabin objektiv i vetëm është fitorja për ta nisur mbarë kampionatin.

Trajneri Lika u shpreh se lojtarët e rinj të larguar nga Vllaznia drejt ekipeve të tjera nuk kanë gjetur hapësirë tek kuqeblutë për shkak të konkurencës nga grupi aktual.

Vllaznia-Korabi do të luhet me 8 shtator në ora 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

 

Artikulli paraprakTRAGJEDIA E OTRANTOS FRYMËZOI PËR NJË OPERA
Artikulli tjetërJAPONI, ASHENSORI QË DO T’I DËRGOJË NJERËZIT NË HAPËSIRË