Vllaznia prej thuajse një jave gjenden në Ulqin të Malit të zi për të zhvilluar fazën përgatitore. Gjatë kësaj periudhe skuadra kuqeblu nuk ka arritur të gjejë një kundërshtarë për të zhvilluar ndeshje miqësore e për të testuar ecurinë e deritanishme. Arsyeja është se përgatitjet e kampionati në Malin e Zi fillojnë me 15 janar kështu është vendosur që këtë të shtunë drejtë Ulqinit të niset skuadra e Vllaznia B. Afërsia gjeografike bën që ekipi i Ervis Krajës të udhëtojë brënda ditës drejtë Ulqinit për këtë ndeshje miqësore e cila nuk është e para për dy skuadrat shkodrane.

Një ndryshim të programit mund të ketë vetëm nëse ndonjë nga ekipet malazeze pranon të ndeshet më Vllazninë e Ernest Gjokës. Gjithësesi në këtë takim synimi kryesorë është edhe vëzhgimi i futbollistëve të sapo ardhur si Xhevahir Sukaj, Sedat Berisha, Ergis Mersini dhe Renato Malota që i janë bashkuar Vllaznisë së fundmi. Duket se tashmë tekniku Gjoka është mjaft i kënaqur me afrimet e bëra, pasi ka korrigjuar mbrojtjen Vllaznia vuajti jo pak në gjysmën e parë të sezonit. Mbrojtja e shkodranëve u rendit si e 3 më e keqe në kampionat.

Traineri Ernest Gjoka e konsideron të mbyllur merkaton e janarit ku ai është mjaft i kënaqur me grupin aktual dhe mendon se skuadra është përforcuar ndjeshëm. Kështu pritet që në fazën e dytë të kampionatit do të ketë ndryshim sa i përket rezultateve të Vllaznisë. Por për kuqeblutë gjithnjë fazat përgatitore që i kanë zhvilluar në shtetin fshqinj si një problem i përhershëm ka qënë gjetja e kundërshtarëve për ndeshje miqësore e kjo ka bërë që të merret vendimi që sërish ekipi i parë dhe ai i dyti të ndeshen mes vetes në një miqësore.

Artikulli paraprakPUNETORËT E UZINËS, TË BRAKTISUR DHE NË ERRËSIRË
Artikulli tjetërVOLEJ FEMRA, PËRGATITJE INTENSIVE