Vllaznia duket se ka gjetur sulmuesin për sezonin e ri, teksa kanë mjaftuar vetëm pak ditë provë që sulmuesi Libanez Mohamad Kdouh të firmosë me kuqeblutë. Drejtuesit e klubit pasi kanë marrë miratimin e stafit teknik kanë fimorus kontraten 1 vjeçare me sulmuesin 22 vjeçar. Në një kërkim të thjeshtë në internet gjenden dhe të dhënat për sulmuesin në fjalë, i cili në 53 ndeshje që është aktivizuar që nga viti 2011, ka arritur të shënojë 13 gola.

Në sezonin e fundit ka luajtur në Finlandë me ekipin e Tamperes. Kdouh është aktivizuar dhe me ekipin kombëtar të Libanit, ndërsa me U-19 ka patur dhe shiritin e kapitenit. Lojtari sipas drejtuesve ka një të ardhme të sukseshshme pasi synon që të aktivizohet sërish në kombëtare nga aktivizimi i tij me Vllazninë. Me marrjen e Mohamad Kdouh ka shkuar në tetë numri i blerjeve për ta, pasi më parë kanë firmosur me malazezët Andrija Dragojeviç, Stefan Cicmil, Darko Paviçeviç, dy kosovarët Adnan Haxhaj e Berat Ahmeti, shqiptaro- maqedonasi Jasir Selmani dhe beratasin Polizoi Arbri. Mëgjtihatë drejtuesit e Vllaznisë, shprehen se do të realizojnë të tjer afrime deri në ditët e fundit të merkatos. Madje sipas informacioneve mund të merren dhe tre lojtarë të tjerë. Në qoftëse do të realizohen dhe lëvizjet e parashikuara, atëherë do të kemi plot 11 lojtarë të blerë vetëm në merkaton e verës. Pra një ekip plotësisht i krijuar me afrime çka do ta fuste Vllazninë sërish në një tjetër rekord. Kjo për shkak se kuqelbutë asnjëherë nuk kanë arritur të bjënë kaq shumë largime e afrime, pasi gjithmonë kanë ruajtur bazën e ekipit. Ndërkohë këtë sezon po ndodh plotësisht e kundërta, por duhet parë vetëm ecuria në kampionat për të arritur më pas në konkluzione të sakta.

Artikulli paraprakVAJZA I KËRKON TË ATIT 400 MIJË EURO, STIMULON RRËMBIMIN
Artikulli tjetërPREMIER LEAGUE, MANCHESTER UNITED NUK DI TË FITOJË