“Deri në fund të merkatos ka ende shpresë për lojtar cilësor që mund të vijnë tek Vllaznia”.

I këtij mendimi vazhdon që të jetë administratori i kuqebluve Astrit Gjyrezi edhe pse deri tani kanë kaluar 23 ditë dhe prurjet kanë qenë të pakta. Bashkia Shkodër shprehet Gjyrezi është në dispozicion për të ndërtuar një Vllazni tjetër nga ajo e sezonit të kaluar. Administratori Gjyrezi shprehet se Vllaznia nuk do ta diskutojë mbijetesën sezonin e ardhshëm. Tek Vllaznia sëfundmi kanë mbërritur dy futbollistë të tjerë në provë. Bëhet fjalë për bjellorusin Dhimitri Rashik një mesfushorë sulmues dhe braziliano italianin Leonardo Belmani të cilët nëse bindin trajnerin Cungu mund të firmosin me kuqeblutë.

Artikulli paraprakKËSHILLTARI I BASHKISË, VIKTOR POPAJ NDIHMA PËR PËRSONAT NË NEVOJË
Artikulli tjetërNOT, SHKODRANI GJON VATA KAMPION KOMBËTAR NË BELGJIKË