Lojtarët e Vllaznisë duhet të rrinë të qetë sepse pagat e prapambetura të tyre pas fjalës së dhënë kanë arritur që të shkojnë në llogarinë bankare të secilit prej tyre.

Kjo do të thotë se jo vetëm se s’do të ketë më bojkot të seancave stërvitore por në rast të rezultateve të dobëta në vazhdimësi ana financiare nuk mund të jetë më një pretekst. Administratori i Vllaznisë Astrit Gjyrezi tregon për shlyerjen e pagave të prapambetura. Edhe në të ardhmen administratori Gjyrezi ka siguruar futbollistët e Vllaznisë por edhe tifozët kuqeblu që kanë jetuar kohët e fundit me këto probleme se për anën financiare nuk do të ketë më asnjë problem dhe se secili prej lojtarëve do të paguhet në bazë të kontratës që ka. Pritet që Vllaznia të bëhet edhe me donator për t’ia hequr bashkisë këtë barrë të madhe. Ndryshimet e ditëve të fundit tek Vllaznia kanë rikthyer shpresën dhe besimin edhe pse ka ende kohë sepse gjithçka do e vendos fusha e lojës ku kuqeblutë nuk janë në pozita komode në renditjen e Superligës.

Artikulli paraprakSULMET NË BURKINA FASO, LIROHEN PENGJET 20 VIKTIMA
Artikulli tjetërLIVING 16.1.2016