Vllaznia pasditen e së mërkurës ka realizuar një goditje të dyfishtë në merkato ku pas firmosjes së mbrojtësit Ergis Mersini skuadra kuqeblu ka arritur akordin me një tjetër futbollist. Ai është Renato Malota i cili ka firmosur me skuadrën shkodranë deri në fund të sezonit por me të drejtë rishikimi të marrëveshjes. Futbollisti lezhjanë është shprhur se ofertën e Vllaznisë e ka pritur mirë dhe se për të ka qënë një ëndërr të vishtë fanellën kuqeblu.
Malota synon së të përshtatet sa më shpejt më ekipin dhe të jap maksimumin e tij në fushë që ekipi të krijojë atë stabilitetin në mbrojtje që i ka munguar. Ndër të tjera Malota ka theksuar se do bëj maksimumin gjithmonë në mënyrë që Vllaznia të rikthehet aty ku i takon. Ndërkohë Malota sëbashku me Mersinin me njëherë pas firmosjes së kontratës janë nisur drejtë Ulqinit për tiu bashkuar skuadrës në fazën përgatitore. Kështu Vllaznia ka blinduar ekipin sa i përket futbollistëve që i nevojiteshin me patjetër.
Në këtë mënyrë, ka shkuar në katër numri i futbollistëve që kanë firmosur kontratat me klubin e Vllaznisë në merkaton e dimrit. I pari ishte sulmuesi shkodranë Xhevahir Sukaj i cili u rikthye pas thuajse 6 vitesh në shtëpi, e në pak ditë u arrit marrëveshja edhe me shqiptaro-malazezin Sedat Berisha. Ndërkohë Ergis Mersini dhe Renato Malota janë edhe blerjet e fundit për Vllazninë në këtë merkato janari duke e kompletuar kësisoj skuadrën në pikat ku ajo ka patur më shumë nevojë.
Tashmë traineri Ernest Gjoka ka plotësuar ekipin e duket se Vllaznia është gati për pjesën e dytë të sezonit, ku synon më shumë se mbijetesën.