Futbollisti brazilian i Vllaznisë Hygor Gonçalves e nisi që nga minuta e parë ndeshjen hapëse të Superligës ndaj Laçit ndërsa në këtë debutim të tij u bë protagonist duke shënuar golin e fitores për shkodranët në minutën e 45’.
Një gol mjaft i bukur që entuziazmoi edhe tifozët e pranishëm. Ky gol ishte shumë special për të jo vetëm se ishte ndeshja e parë por sepse djali i tij i vogël në Brazil ia kishte kërkuar që të shënonte ndaj goli i fitores i dha një gëzim shumë më të madh.
Hygor Gonçalves shprehet se nuk është në formën e tij më të mirë sportive për shkak se vjen menjëherë nga pushimet por do të stërvitet që të jenë sa më shpejt në gjendje optimale.
Hygor Gonçalves luan në mesfushë ndërsa ka ardhur në Shkodër bashkë me dy brazilian të tjerë. Vllaznia është në pritje edhe të një lojtari të kombëtares së Ugandës por momentalisht ka probleme me marrjen e vizës.