I ftuar mbrëmë në rubrikën sportive të Star Sport ishte edhe Erdenis Gurishta. Kapiteni i Vllaznisë foli për ndeshjen kundër Laçit, si edhe për ecurinë e kuqebluve apo edhe takimin e radhës kundër Teutës.
”Fituam një ndeshje që parashikohej të ishte e vështirë kundër Laçit dhe ashtu doli. Them se e merituam fitoren pavarësisht se edhe Laçi kishte mundësitë e tija. Skuadra po e merr veten nga ndeshja në ndeshje dhe entuziasmi që u paraqit në fund të ndeshjes të së shtunës na kishte munguar prej kohësh” – tha Gurishta.
Harmonia e prishur?
“Këto janë vetëm fjalë që qarkullojnë lart e poshtë sepse skuadra ka pasur gjithmonë harmoni. Edhe kur kemi pasur rezultate negative ne kemi qenë gjithmonë të bashkuar.”
Teuta?
“Do jetë një tjetër takim i fortë ku kundërshtarët tashmë kanë një lloj ndryshimi me ikjen e trajnerit Martini. Ne duam të vazhdojmë në ecurinë e këtyre javëve dhe të ngjitemi sa më lart në renditje.”
Kundërshtari më i fortë?
“Mund të them se ka qenë Kukësi sidomos kur na shënoi golin e parë në ndeshjen në Rrogozhinë. Them se ata na kanë vënë shumë në vështirësi”.