Vllaznia duket se ka harruar tashmë suksesin e tre fitoreve radhazi, teksa regjistroi humbjen e dytë në vijim, për të ndalur hovin e ringritjes, por gjithsesi pa rrezikuar rikthimin në zonën e akullt, ku gjendet Tërbuni, Bylis e Flamurtari.

Nuk ka zgjatur më shumë se 17 minuta që skuadra e Teutës, të shfaqë hapur superioritetin e saj ndaj Vllaznisë, ndonëse në fushën e kësaj të fundit. Pikërisht në minutën e 17’, Musta ka kaluar durrsakët në avantazh pasi ka shfrytëzuar maksimalisht një krosim nga e djathta, për të dërguar topin në rrjetë. Në epërsi me rezultatin 1-0, Teuta nuk bëri gjë tjetër veçse konfirmoi cilësinë e saj për të menaxhuar në mënyrë të përsosur lojën kur ndodhet në avantazh. Nga ana tjetër krejtësisht të pafuqishme dhe të pasuksesshme kanë qenë tentativat e shkodranëve për të barazuar shifrat. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë fraksion të dytë të lojës, përkundrazi, miqtë kanë konfirmuar dhe ritheksuar superioritetin e tyre, teksa në minutën e 75’ të takimit kanë dyfishuar rezultatin me anë të sulmuesit Magani. Ndërsa në kampin shkodran është rikthyer pesimizmi.Pavarësisht ndryshimeve dhe tentativave të aplikuara nga trajneri Cungu, skuadra e Vllaznisë nuk ka mundur të konkretizojë asgjë në rezultat. Përkundrazi, kuqeblutë kanë regjistruar humbjen e tyre të dytë.

Artikulli paraprakMBYLLET VOTIMI PER REFERENDUMIN, DALIN REZULATET
Artikulli tjetërREFERENDUMI I PS, RAMA: FALEMINDERIT TE GJITHEVE !