ROBERTO NAVA DO VIJË PËR TË SQARUAR SITUATËN .
Pas përplasjeve të fundit dhe qëndrimitm që ka mbajtur administratori i klubit Ardian Grabova, situta në kampin shkodran nuk ka qenë aspak e qetë. Ditën e enjte të gjithë kanë pritur një reagim të zëvëndës presidentit ekzekutiv Isuf Isufi për çështjen në fjalë por as ajo nuk ka ndodhur. Në fakt ishte paralajmëruar për një konferencë shtypi, por ajo është anluar. Vëtë zëvëndës presidenti Isufi jashtë kamerave është shprehur se pas bisedave që ka patur me presidentin e Gea Sport, Roberto Nava, nuk do të ketë asnjë prononcim. Sipas tij, Gea sport nuk do të bëjë asnjë replikë me asnjë prej drejtuesve të saj, pavarësisht qëndrimit që ka mbajtur Grabova. Sipas tyre, pritet që ditën e shtunë, Roberto Nava ose zëvëndësi i tij do të vijë në Shkodër dhe do të sqarojë plotësisht situatën dhe atë se çfarë do të bëhet me të ardhmen e ekipit. Ditën e shtunë do te merren dhe vendimet e fundit. Informacionet e para qe vijne nga kampi shkodran, jane se Gea sport do te vijoje te mbaje drejtimin e skuadres tashme pasi ka arritur te firmose dhe kont raten. Gjithsesi Aktualisht stërvitja është duke vijuar normalisht, ku i gjithë stafi teknik është duke realizuar dy seanca stërvitore në ditë. Nderkohë një ditë me parë, Grabova ka deklaruar se në qoftëse ai nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë, në shkodër nuk do të jetë as Gea Sport. Gjithsesi, kjo situatë nuk i shërben aspak skuadrës, pasi me datën 23 gusht do të startojë sezoni i ri futbollistik.