Rikthimi pas 10 vitesh në Kupat e Europës për Vllazninë nuk ka shkuar siç duhej. Skuadra shkodrane është mposhtur me rezultatin 3-1 nga Siroki Brijeg në ndeshjen e parë kualifikuese të Conference League.
Në Bosnje ndeshja u zhbllokua nga Stanic me penallti, ndërsa me të njejtën menyrë i njëjti autor dyfishoi rezultatin. Golin e tretë për boshnjakët e realizoi Lukic, ndërsa në ekstremin e lojës Vllaznia realizoi një gol shprese me autor Çobën.
Pas ndeshjes, trajnerin Brdariç u pa mjaft i frustruar duke sulmuar ashpër arbitrin e ndeshjes në prononcimin pas ndeshjes.
Ne humbëm sot një ndeshje, e cila ishte e balancuar për mua, nuk e di se çfarë ndodhi me gjyqtarët por humbën kontrollin në çdo gjë. Gjyqtari ishte kundër nesh, nuk e pranoj këtë ndeshje, ishte e paligjshme. Nuk mund ta besoj sa herë ishte kundër nesh gjyqtari.
Skuadra luajti mirë, në momentin e duhur bëmë gjënë e duhur. Më vjen keq ta them, por lojtarët e mi luajtën kundër 12 vetave mbrëmjen e sotme, dhe të luash kundër 12 vetave është shumë e vështirë.
Nderkohe trajneri Brdariç thote se Vllaznia I ka te gjitha shanset per te fituar ne ndeshjen e kthimit.
Nisëm që nga fillimi me pretendimet, më pas gjithçka u bë edhe më serioze. Kemi të gjitha shanset për ndeshjen e kthimit, ndoshta do të kemi një gjyqtar më të mirë dhe ndeshje më të mirë dhe do të kalojmë.
Luftuam shumë mirë sot, lojtarët kishin plan të mirë si të luanin kundër tyre.Duhet te jemi shume te perqendruar tek ndeshja tjeter, duhet te analizojme kete ndeshje se cfare ndodhi dhe me pas te shkojme ne ndeshjen tjeter me synimin per te fituar
Javën e ardhshme Vllaznia do tentojë gjithcka për gjithçka pasi në Shkodër luhet ndeshja e kthimit.