Vllaznia bëhet e huaj në shtëpinë e saj ndërsa Laçi zgjodhet në Shkodër duke fituar 2-1.

Edhe pse kuqeblutë kaluan të parët në avantazh laçianët barazuan dhe përmbysën rezultatin ndaj një Vllaznie plot oshilacione në lojë. Në fund tifozët vërshëllyen vllazninë ndërsa duartrokitën laçianët për fitoren. Tifozët shkodran nuk mundën ta kapërdijnë humbjen 1-2 brenda fushës me Laçin. Siç ndodh zakonisht në Shkodër ekipi që fiton duartrokitet, kështu ndodhi me laçianët.Vllaznia e nis mirë me Shtubinën që kalon ekipin në avantazh në minutën e 14’. Nuk kalon shumë kohë dhe Toska me një eurogol nga larg sjell barazpeshën. Në pjesën e dytë Laçi mbrohet mirë dhe shfrytëzon një moment duke goditur Vllazninë me një gol në minutën e 69’ duke vulosur fitoren. Trajneri Armando Cungu është i drejtpërdrejtë për gafat e lojtarëve të tij. Trajnerit nuk i ka humbur besimi ndërsa thumbon ish-drejtues dhe persona afër klubit, natyrisht pa përmendur emra… Kjo është ndeshja e katërt pa fitore për Vllazninë ndërsa kjo humbje me Laçin rezultoi surprizuese duke prishur jo pak llogaritë e kuqebluve për vazhdimësinë

Artikulli paraprakPOLICIA GREKE ARRESTON DY SHQIPTARE,FUTEN NGA KAPSHTICA 4.6 KG KANABIS
Artikulli tjetërGODITEN DY ORGANIZATA TE KOKAINES NE GREQI,MES TE ARRESTUARVE TRE SHQIPTARE