Vllaznia në volejboll për femra ka zhgënjyer sërish, duke pësuar një tjetër humbje në kampionat ndaj ekipit të Teutës. Kjo e fundit triumfoi me rezultatin 3-1 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Si rrjedhojë, duke qenë se Vllaznia është me vetëm tre pikë të grumbulluara në gjashtë javë kampionat dhe duke u renditur në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit, kanë qenë arsyet që kanë çuar trajneren Nora Deda të japë dorëheqjen në përfundim të takimit.
Nga ana tjetër, kapitenja e Teutës, Romina Allamani u shfaq i kënaqur për lojën dhe rezultatin.
Kjo humbje e fut Vllazninë edhe më shumë në krizë, për më tepër tashmë edhe me dorëheqjen e trajneres Nora Deda.