TAFILI E SYKAJ: SYNOJMË KUPËN, ME TË RINJTË PËRBALLOJMË SEZONI Vllaznia do ta nisë vitin 2015 me objektiva të qarta, që në ndeshjen e parë ndaj Kukësit. Kuqeblutë do të kërkojnë një fitore, si një mundësi më e mirë për të kaluar këtë kundërshtar dhe në Kupën e Shqipërisë.
I këtij mendimi është mesfushori i Vllaznisë, Alsid Tafili, i cili beson se me të rinjtë që do të aktivizohen në këtë repart, mund të përballojnë çdo kundërshtar. Përveç, mesfushës është dhe reparti i mbrojtjes, ai që garanton se skuadra do të jetë ndryshe nga vitet e tjera. Arsen Sykaj, një prej titullarëve të padiskuteshëm, beson se skuadra do të vijojë të ruajë protën e paprekur më mirë se fazën e kaluar. Përsa i përket, formacioni, trajneri Baldo Raineri, akoma nuk ka dhënë asnjë formacion. Siç mësohet dilemma më e madhe mund të jetë në repartin e sulmit pasi Soza nuk është në një formë shumë të mirë fizike. E rëndësishme është se skuadra do të hyjë me objektivin e qartë, arritjen e një fitoreje. Për këtë, Vllaznia ka kërkuar dhe mbështetjen e tifozëve shkodranë, që ditën e shtunë në orën 17:00 të jenë më të shumë se kurrë në numër. Në lidhje me çmimin e biletave, drejtuesit kanë vendosur 400lekë në tribunën qëndrore, 300 lekë në tribunën përballë dhe 200 lekë në tribunën anësore.