Vllaznia i thote lamtumire Conference League. Kuqeblute, pas barazimit 2-2 ne ndeshjen e pare ne Islande perballe Valur, kane zhgenjyer ne ndeshjen e kthimit ne “Loro Borici”, duke pesuar nje humbje 0-4. Shkodranet e nisen ndeshjen me mjaft besim, duke u nisur edhe nga paraqitja e bere ne ndeshjen e pare, por shkaterruan gjithcka ne tre minuta, duke lejuar pesimin e dy golave nga Sigurdsson dhe Tryggvason. Ne vazhdim ishte e kote per te pritur nje reagim kuqeblu, pasi Pedersen firmosi per 3-0, rezultat qe mbylli edhe pjesen e pare.
Ne pjesen e dyte, Haraldsson kompletoi “pokerin” e islandezeve perballe nje Vllaznie te shthurur qe nuk ngjante me ate te nje jave me pare. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznise, Thomas Brdaric kerkoi falje per eliminimin perballe Valurit dhe sidomos per menyren se si skuadra e tij u paraqit ne fushen e lojes.
Nga ana tjeter, trajneri i Valurit, Arnar Gretarsson pohoi se priste nje perballje me te forte, por skuadra e tij luajti mire, krijoi raste dhe perfitoi edhe nga gabimet e shkodraneve.
Tashme, Vllaznia largohet me koken ulur nga Conference League, ndersa tashme gjithcka do te fokusohet te Superiorja.