DREJTUESIT KANË VENDOSUR TË NDALOJNË FILMIMET GJATË STËRVITJES .

Vllaznia ka mbyllur dyert për median, duke mos I dhene mundësi të filmojnë ekipin gjatë seancave stërvitore.
Ky është vendimi më i ri që kanë marrë drejtuesit e skuadrës shkodrane. Star Plus, pasi ka kontaktuar me përfaqësues të ekipit shkodran për të mësuar rreth orarit dhe vendit të stërvitjes gjatë ditës së mërkurë, është njoftuar se për momentin, asnjë media nuk do të lejohet të filmojë ekipin. Kjo për shkak se trajneri i skuadrës ka kërkuar që të lihet I qetë në punën e tij me lojtarët.
Ky vendim i Vllaznisë ka ardhur si surprizë, sepse në asnjë rast tjetër të mëpërparshëm, qoftë në shkodër por edhe në të gjithë botën, nuk eshte ndaluar filmimi i një senace stërvitore. Te kuqelbutë ka patur vazhdimisht raste kur është vendosur heshtje shtypi, një e drejtë kjo e skuadrës, por asnjëherë nuk është ndaluar të filmohet.
Duke patur parasysh dhe situatën aktuale në të cilën është Vllaznia, ku cdo ditë në skuadër vijnë dhe shkojnë lojtarë, është me interes për tifozet qe nepermjet ketyre filmimeve te njohin per fytyre futbollistët.
Ky është një vendim qe merret për herë të parë në kampin shkodran, duke lene te vetmin mjet komunikimi mes medias e Vllaznisë, pra mes Vllaznise dhe tifozeve, rrjetin social facebook.
Duke dashur te qëndrojme larg komenteve e opinioneve përsonale, gjithsesi mund te thuhet se një veprim i tillë nuk është aspak i drejtë. Eshte nje vendim krejt i pavend nga drejtuesit e rinj të skuadrës shkodrane. Dikush mund te thote se ky vendim u mor për të miren e skuadrës, por në Shkodër, sa per sqarim te opinionit publik dhe te vetë drejtuesve, media nuk ka qenë e nuk do të jetë kurre e keqja e Vllaznisë.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/1GNhVmtGkx4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRRASH KULLAJ, HARROHET KISHA E SHËN GJONIT
Artikulli tjetërM.MADHE, PLAGOSET EFEKTIVI I POLICISË ( Video )